LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për pronën e Manastirit, Ramosaj: Deçani u godit përsëri padrejtësisht

Vendimi për pronën e Manastirit, Ramosaj: Deçani u godit përsëri padrejtësisht

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka cilësuar si ‘goditje të padrejtë’ për komunën që udhëheqë, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka thënë se “Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti!”.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

“Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në: ndërtimin e rrugës, ndërtimin e shtratit të Lumbardhit, në ndalimin e shfrytëzimit të ‘Pushimores së Fëmijëve’, e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”.


“Parku Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’ të vitit 2012, i cili e ndaloi dhe kufizoi mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani më është dashur të jenë të përfunduara. Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik. Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014”, ka shkruar kryetari i Deçanit.

Ai tutje ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit është zbatuar sot, nga Agjencia Kadastrale e Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit.

“Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot! ‘Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi’!”, ka shkruar më tej Ramosaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori