Në Shqipëri, dy grupet më të mëdha parlamentare, ai i shumicës socialiste dhe ai demokrat, i përfaqësuar nga deputetët e opozitës që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, arritën sot një dakortësi në parim, e cila pritet t’i japë fund tensioneve dhe ngërcit të gjatë në punimet e parlamentit.
Ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare, si dhe krijimi i një strukture të posaçme parlamentare për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë tre të pestat e votave, janë çështjet për të cilat palët do të punojnë për t’i finalizuar në 24 orët e ardhshme. Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën “riktihimn e normalitetit në parlament”.
Pas gati 5 muajsh, përgjatë të cilëve, debati parlamentar u mbizotërua nga skenat e tymueseve, zhurmës dhe përplasjeve, institucioni më i rëndësishëm i vendit, mund t’i rikthehet normalitetit. Një takimi informal javën e shkuar mes krerëve të grupeve parlamentare, u pasua sot nga Konferenca e kryetarëve, e cila u mblodh me praninë e të gjitha palëve. Në fund të saj, gjithëkush u duk i kënaqur.
“Eshtë një lajm i mirë që pas muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, për këtë arrogancë të shfaqur në seancën e datës 12 tetor nga ana e shumicës, këta të fundit kanë reflektuar”, deklaroi pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi.
Homologu i tij socialist Bledi Çuçi, ka megjithatë një tjetër lexim: “Ata zgjodhën që të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion, për të cilin tashmë besoj se janë të bindur se nuk i çon asgjëkundi. Tani të hyjmë në një jetë normale parlamentare”
Opozita pengoi punimet e parlamentit, duke protestuar ndaj refuzimit të kërkesave të saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Sot palët ranë dakort që të ngrihen dy komisionet që u rrëzuan nga shumica në seancën e 12 tetorit të kaluar. “Kemi rënë dakort në parim, për pranimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncencionare korruptive në sektorin e shëndetësisë. Kemi rënë në parim dakort për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sitemit TIMS”, shpjegoi zoti Bardhi
Por për zotin Çuci, opozita po plotëson “atë që ne kemi thënë e po i prisnim prej katër muajsh, që të rregullojnë objektet e dy komisioneve hetimore që ata vetë propozuan se cilët janë. Lamë një grup të përbashkët që të merret me rregullimin e objektit për ta sjellë atë sipas kërkesave të bëra dhe nga ligji i ndryshuar i komisioneve hetimore”.
Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj, duke e ankimuar në Gjykatën kushtetuese. Zoti Bardhi nuk dha një shpjegim të qartë nëse do të presin apo jo që fillimisht të shprehet kjo gjykatë.
Një tjetër kërkesë e grupit demokrat ka qenë dhe riformatimi i përbërjes së komisionit të Reformës zgjedhore i cili ka si bashkëkryetar deputetin Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i grupit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Për këtë çështje duket se është zgjedhur një rrugë e mesme, që duket se lë në hije Komisionin e Reformës, i cili rifilloi nga puna, disa javë më parë, dhe i mbaron mandati në fund pas pak ditësh, me gjasë pa ndonjë produkt. Por socialistët nuk është se duken të merakosur për të bërë ndonjë ndryshim thelbësor në Kodin zgjedhor. “Ne i qëndrojmë idesë se Shqipëria ka një kod zgjedhor funksional”, u shpreh zoti Çuçi.
Me grupin demokrat është rënë dakort për ngritjen e një nënkomisioni me përfaqësim të përbashkët që do të shqyrtojë të gjithë projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe siç shpjegoi zoti Bardhi “kemi rënë gjithashtu, parimisht dakort, që çdo ligj që kërkon tre të pestat, pa përjashtuar këtu, ligjin kryesor që është temë e ditës, Kodin zgjedhor, të diskutohet në një komision, nënkomision apo strukturë të posaçme”.
Alibeaj reagoi duke u shprehur se “sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë. Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes”.
Nesër është thirrur një tjetër takim i konferencës së kryetarëve, ku pritet të zyrtarizohen çështjet për të cilat u ra dakort sot, përfshirë objektin e komisioneve hetimore.
Dakortësia e sotme mes dy grupeve më të mëdha parlamentare, u përshëndet nga Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje