LAJMI I FUNDIT:

Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme

Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme

Jo vetëm në Tetovë, por edhe në Komunën e Tearcës, territori i së cilës është ngjitur me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, shfaqen deponi të egra, thonë ekologjistët.

Nga organizata “CED”, e cila është pjesë e Platformës “Miqtë e Sharrit”, thonë se parandalimi është i rëndësishëm, por detyrimi i organeve është që deponitë tashmë të krijuara t’i largojnë.

“Aktualisht po punohet në pjesën e Parkut Kombëtar bashkë me forumet dhe një nga problemet më të mëdha janë deponitë. Ajo që vëmë re është se deponi në Sharr shfaqen çdo ditë dhe mendoj se si organizatë joqeveritare CED e cila është pjesë e platformës ‘Miqtë e Sharrit’, ne punojmë dhe kemi punuar për sensibilizimin, por ajo që apelojmë është një bashkëpunim më i madh mes institucionet. Ne e dimë që institucionet kanë mungesë të inspektorateve në terren për të kontrolluar situatën, por ky problem është i ndarë, nuk do të thotë që deponitë që krijohen të mos hiqen”, tha për “Sloboden Pecat”, Metin Muharemi nga organizata joqeveritare CED.


Pasi u shkri bora në Sharr, u shfaqën peizazhet e turpshme të mbeturinave. Përpara hyrjes dhe daljes së çdo fshati të Malit Sharr ka deponi. Nga Parku Nacional ‘Mali Sharr’ thonë se gjendja më katastrofike është në komunat e Tetovës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, territoret e të cilave janë në kuadër të Parkut Kombëtar.

Ndërmarrjet komunale në një pjesë të madhe të fshatrave nuk i grumbullojnë e as i trajtojnë mbeturinat, kështu që vendasit nuk kanë ku t’i grumbullojnë dhe kështu mbeturinat në shumicën e rasteve përfundojnë në lugina, lumenj dhe livadhe.

Ndërsa nga ‘Eco Guerrilla’ thotë se pylli është i një rëndësie thelbësore për parandalimin e proceseve erozive në masivin e Malit Sharr. Ata nuk besojnë se NPK ka pasur ndonjë elaborat për prerjen e pyllit.

Para pak kohësh Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’ në një konferencë për media ka prezantuar pamjet, të cilat sipas tyre tregojnë se si mbeturinat ndërtimore të grumbulluara gjatë rindërtimit të rrugës së shtëpizave në Kodrën e Diellit, hidhen pranë shtëpive të pushimit, duke ndotur natyrën.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori