Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues.
Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejne vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshes, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës.
Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.
Statistikat tregojnë çdo vit përfshirjen e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologia Manjola Halimi thotë se, për shkak të keqorientimit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin.
“Shpeshhere ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohet në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojnë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhershme së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grupmoshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar”, thotë ajo.
Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë të shmangin dënimin me burg përmes aplikimit nga prokuroria dhe gjykatat të masave alternative, siç është edhe shërbimi i provës, i cili u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegrohen dhe rehabilitohen më shpejt me jetën në komunitet. Por drejtues të shërbimit të provës thonë se, në mjaft raste, gjendja e rënduar ekonomike është pengesë për riintegrimin e tyre.
“Shërbimi i provës në mbikqyrje në rang kombëtar ka 251 të mitur. Qyteti i Shkodrës ka rreth 20-21 të mitur në shërbimin e provës, nga të cilët 10 janë në nevojat emergjente ekonomike dhe sociale. Ngelet një njollë e zezë për shoqërinë tonë, për të gjithë këta fëmijë të cilët duan një mbështetje ndryshe dhe një çasje ndryshe nga të gjithë aktorët e institucioneve apo organizatave joqeveritare që veprojnë në territorin e Shqipërisë”, thotë Klevis Qose, nga Shërbimi i Provës.
Sipas organit të prokurorisë, problematike mbetet mënyra e edukimit dhe integrimit të të miturve që vijnë prej veprave penale. Në Shqipëri funksionon Institucioni i Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë ku aktualisht qëndrojnë një pjesë e vogël e të miturve, të përfshirë në vepra penale, vetëm 29 prej tyre.
Sipas drejtoreshës së Qendres së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Klaudia Hasanllari, situata e krijuar ka nxjerrë nevojën e ngritjes së një institucioni të ri, siç është Instituti i Rehabilitimit dhe Integrimit të të Miturve në Konflikt me Ligjin.
“Kjo bëhet shumë e vështirë kur nuk ka institucione, të cilat do të mbikqyrin zbatimin e masave dhe, për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat për krijimin e këtij instituti që dhe institucionet e drejtësisë të kenë garancinë për realizimin e masave paraprake edukuese apo procedurave përsa i përket marrjes së masave të shmangjes, etj”, thotë ajo.
Në vitin 2017 parlamenti i Shqipërisë miratoi Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, i cili synon të mbrojë të drejtat e të miturit në rastet kur është dëshmitar dhe/ose viktimë e veprës penale dhe të promovojë riintegrimin e të miturit në konflikt me ligjin penal.
Por situata e rënduar ekonomike e pjesës më të madhe e të miturve apo të rinjve që bien në konflikt me ligjin si dhe mungesa e bashkëpunimit mes insitucioneve dhe kapaciteteve rehabilituese e kanë veshtirësuar zbatimin e tij./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj