LAJMI I FUNDIT:

Raporti i CIA-s për Shqipërinë, numri i popullsisë më i lartë se ai që nxjerr INSTAT

Raporti i CIA-s për Shqipërinë, numri i popullsisë më i lartë se ai që nxjerr INSTAT
Foto: Arkiv

Megjithëse gjatë tre dekadave të fundit në Shqipëri,  janë zhvilluar disa censuse, mbetet i vijueshëm debati sa politik e shoqëror, për sa i përket numrit real të popullsisë në vendin tonë.

Ky debat është rikthyer ditët e fundit pasi agjencia amerikane e inteligjencës CIA publikoi shifrën sa është popullsia e Shqipërisë sot.


Sipas analizës së CIA-s popullsia e vendit tonë sot është 3.1 milion banorë.

Eduard Zaloshnja ekspert i Statistikave dhe Sondazhe i intervistuar prej Top Channel thotë se kjo është një praktikë e përvitshme e CIA-s për të gjitha vendet  botës.

CIA thotë zoti Zaloshja nuk jep shpjegime se si kanë arritur në këtë vlerësim statistikor, por ky i fundit është plot 340 mijë banorë më shumë se sa vlerësimi statitstikor i INSTAT-it, rreth popullsisë banuese në Shqipëri, ku instat thotë se vetëm 2.76 milionë banonin këtu më 2023.

Eduard Zaloshnja jep këtë shpjegim për diskordancën e të dhënave mes CIA-S dhe INSTAT.

Eduard Zaloshnja: CIA nuk merr për bazë shifrat e INSTAT por merr për bazë që jane 4.65 milion shtetas gjithsenj në regjistrin e gjendjes civile dhe llogarit nga të dhëna të ndryshme nëpër botë sa nga këta shtas janë jashtë Shqipërisë. Nga shifra 4,65 milion e të gjithë shtetasve zbret sa janë në emigaracion dhe ka arritur në shirën 3.1 milion që janë këtu brenda në Shqipëri.

Muhamed Veliu: Ju jeni njeri i statistikave. Sa realist është ky përfundim i CIA-s?

Eduard Zaloshnja:Sipas një vlerësimi të përafërt unë nuk mund të shkoj në të gjithë Shqipërinë por kam bërë një sondazh të përafërt mbas zgjedhjeve të 4 Majit dhe në bazë të këtij sondazhi kam llogaritur në mënyrë të përafërt që këtu janë 2,65 milion banorë. Pra janë më pak se sa ka vlerësuar CIA dhe më pak se sa ka vlerësuar INSTAT-i.

Megjithatë zyrarisht në Qershor do të mësojmë sa është numri popullsisë në Shqipëri përfshi detaje të tjera që ka prodhuar censusi i realizuar gjatë 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori