Shkaktoi aksident qëllimisht dhe nuk përfilli urdhrat e policëve, më pas rrokulliset me veturë në Mazgit
Një person është vetë-aksidentuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se janë informuar se një shofer ka bërë vozitje të rrezikshme.
Ahmeti tha se shoferi fillimisht ka shkaktuar një aksident, e nuk ka përfillur urdhrat e policëve për ndalim, më pas ai është vetë-aksidentuar.
“Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore. Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar. Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti deklaroi se në lidhje me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Bazuar në të dhënat fillestare, në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jakimovski thotë se i janë vjedhur votat, paralajmëron kallëzim penal kundër Dashtevskit dhe KSHZ-së
Lëndohet një shofer kamioni në Ferizaj, një sasi dheu ia zuri këmbën
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen