LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e lokalit

Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e lokalit
Foto: Arkiv

Lista serbe ka mohuar akuzat e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Tomaniq e cila një ditë më parë tha se dyshon që Lista serbe dhe “Severna Brigada” qëndrojnë prapa djegies së dyqaneve të saj.

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timoniq është djegur në ora 00:45 të së premtes.


Vetë Tomaniq ka thënë se dëmi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Serbe dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në "Severna Brigadën" dhe në Listën Serbe
Lexo po ashtu Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në "Severna Brigadën" dhe në Listën Serbe

E lidhur me këtë akuza ka reaguar Lista serbe.

Lista Serbe tha se dënon “insinuatat dhe akuzat e rreme” ndaj këtij subjekti politik lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

“Interesante se si Natasa Tomaniq, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e di shkakun e zjarrit para çdo hetimi…”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/