Arijan Ademi nuk do të luaj më për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll, duke i dhënë fund karrierës reprezentuese.
Këtë e ka konfirmuar seleksionuesi Bllagoja Milevski në një intervistë të publikuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
“Veçanërisht më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si njeri edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në përfaqësuese dhe ne nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për Maqedoninë dhe për futbollin tonë në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash Milevski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të luaj dy ndeshje kontrolluese në Antalia këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251