LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërim tjetër nga vendet gjeografikisht më afër Rusisë: Putini “do të kërkojë më shumë tokë” nëse nuk ndalet në Ukrainë

Paralajmërim tjetër nga vendet gjeografikisht më afër Rusisë: Putini “do të kërkojë më shumë tokë” nëse nuk ndalet në Ukrainë

Presidentja moldave ka paralajmëruar se Rusia po shton përsëri përpjekjet për të destabilizuar vendin e saj.

Madje, sipas Maia Sandu, e cila po fliste pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbrojtjen dhe bashkëpunimin me Francën, Vladimir Putin do të kërkonte të merrte më shumë tokë nëse nuk ndalet në Ukrainë.

“Nëse agresori nuk ndalet, ai do të vazhdojë, dhe vija e frontit do të vazhdojë të lëvizë më afër. Më afër nesh. Më afër jush”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi.


Dy ekspertë ekonomikë shpjegojnë pse Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Dy ekspertë ekonomikë shpjegojnë pse Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë

“Prandaj Evropa duhet të paraqesë një front të bashkuar. Agresioni duhet të zmbrapset nga një forcë e fuqishme”.

Ndryshe, vendet gjeografikisht më afër Rusisë i kanë shtuar paralajmërimet e tyre muajt e fundit, nga frika se një dështim për të shtyrë forcat e Moskës në Ukrainë mund të kërcënojë kufijtë e tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se presidenti ukrainas do të jetë nesër në Turqi për bisedime me homologun e tij Recep Tajip Erdogan.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Presidenca turke.

Kundërshtoi haptazi pushtimin e Ukrainës, historiani rus bëhet "viktima e radhës e Putinit" - bie në sy arsyetimi për shkarkimin e tij
Lexo po ashtu Kundërshtoi haptazi pushtimin e Ukrainës, historiani rus bëhet "viktima e radhës e Putinit" - bie në sy arsyetimi për shkarkimin e tij

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Dhe Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës.

Por Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta “ringjallë” atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Kalo në kategori