LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Takimi i dytë i drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit me PBEJL

MPJ-Maqedoni: Takimi i dytë i drejtorëve politikë në kuadër të kryesimit me PBEJL

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takimi i dytë i drejtorëve politikë të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga MPJ.

Maqedonia e Veriut, thuhet në njoftim, kryeson me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në periudhën korrik 2023 – qershor 2024, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”.


“Në takim u shkëmbyen mendime për çështjet aktuale me interes për rajonin dhe ndikimin e tyre në bashkëpunimin rajonal, Planin për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e situatës aktuale gjeopolitike në procesin e integrimit evropian, për mbështetjen e integrimit evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve në proces, si dhe për aktivitetet aktuale të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me këtë iniciativë”, thonë nga MPJ.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtojnë nga atje, është pjesëmarrëse në Proces që nga formimi i tij dhe kryeson për herë të tretë, pas kryesimeve në vitet 2000-2001 dhe 2012-2013.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori