LAJMI I FUNDIT:

Presidentja takon mësuesen Xhevahire: Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien

Presidentja takon mësuesen Xhevahire: Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e 7 Marsit ka pritur në takim mësuesen Xhevahire.

Përmes një shënimi në Facebook, Presidentja thotë se mësuesja Xhevahire vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri


“Mësuesja Xhevahire ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë radhazi kancerin. Pavarësisht kësaj, me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik!”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar gajtw ditws se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

“Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar. Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë”, kishte shkruar Osmani në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori