LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen gjashtë shtetas indianë në Tajlandë të dyshuar për kontrabandë të kafshëve

Arrestohen gjashtë shtetas indianë në Tajlandë të dyshuar për kontrabandë të kafshëve

Zyrtarët e doganave tajlandeze kanë arrestuar gjashtë shtetas indianë të cilët u kapën në  përpjekje për të kontrabanduar jashtë vendit dhjetëra kafshë të egra, duke përfshirë një panda të kuqe dhe një majmun tamarin.

Të paketuara brenda valixheve të të dyshuarve indianë në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkokut janë gjetur 87 kafshë si hardhuca, zogj, dhe gjarpërinj.


Bëhet e ditur se ata po përpiqeshin të fluturonin për në Mumbai, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Tajlanda është një nga qendrat kryesore të botës e njohur për kontrabandën e paligjshme të kafshëve të egra, tregti kjo shumë fitimprurëse për shkak të biodiversitetit të pasur.

“Ne kemi zbuluar 29 hardhuca, 21 gjarpërinj, 15 zogj, gjithsej 87 kafshë. Kafshët ishin fshehur brenda valixheve”, tha departamenti i doganave.

Fotot e publikuara shfaqin një panda të kuqe, specie kjo mjaft e rrezikuar, dhe një majmun tamarin i vendosur në një kuti plastike.

Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit mund të përballen me një maksimum prej 10 vitesh burg ose një gjobë sa katërfishi i shumës së detyrimeve të importit.

Ndryshe, në shkurt, një burrë nga Mongolia u arrestua në të njëjtin aeroport me dyshimin se u përpoq të kontrabandonte dragonjtë Komodo, pitonë, dhe më shumë se 20 peshq të gjallë.

Drejtoresha e Azisë Juglindore për Trafikun, Kanitha Krishnasamy, tha se ka pasur një “nivel shumë aktiv dhe të vazhdueshëm të trafikimit të kafshëve të gjalla midis Azisë Juglindore dhe Jugore”, veçanërisht pas heqjes së bllokimeve nga Covid. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori