Luljeta (Luli) Bitri, aktore e njohur dhe shoqe e ngushtë e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon.
“Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij burri, që ti e ke mbrojtur dhe mos e ke zbuluar tradhtinë e tij, duke fajësuar veten për mos-mjaftueshmërinë tënde për të lumturuar dikë që synon një tjetër.”
Ajo shton se Elia në heshtje ka përballuar mungesën dhe neglizhencën e ish-partnerit, veçanërisht në netët kur vajza e tyre e kërkonte atë. “Unë nuk kam njohur ndonjë grua me kaq tolerancë dhe forcë për të mësuar faljen, jo urrejtjen”, vijon Bitri. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku këto ditë dhe kam mësuar se sa fisnike je ti për të falur, sepse për ty ai është babai i vajzës dhe nuk ja dëshiron asnjë të keqe”.
Luli Bitri shpreh respekt dhe admirim për Elian dhe për babanë e saj që në mes të rrëmujës dhe zhgënjimit ka qenë përkrah vajzës dhe mbesës së tij. Në periudhën kur Elia ka qenë e sëmurë me temperaturë, ai ka qëndruar zgjuar netëve, duke zëvendësuar mungesën e ish-bashkëshortit.
“Edhe nëse do të isha nevoja të ktheja botën përmbys, do ta bëja për babanë tim,” shkruan Bitri në fund të mesazhit të saj. “Më vjen keq për ata që nuk mund të bëjnë fëmijët e tyre të ndihen krenarë,” përmbyll ajo me një solidaritet të fortë për mikeshën e saj Elia. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
“Tekst prej shpirtit tim”, Bes Kallaku publikon baladën e re ‘Mosmirënjohja’ me Eli Malajn – fansat dyshojnë se është dedikim për Xhensilën
“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251