Karikatori i zbrazur dëshmon rezistencën që është bërë për tri ditë. Arma e nënës heroike, Salë Jasharit, është gjetur së fundmi në shtëpinë ku u bëri roje ushtarëve për vite me radhë.
Ajo deri në fishekun e fundit u ballafaqua me armikun serb, në shtëpinë ku mbetën të vrarë ajo dhe 14 anëtarë të tjerë të familjes.
Sala dhe Hamiti janë jetësuar të bronztë në hyrje të oborrit të shtëpisë, e cila është edhe sot dëshmi e terrorit serb.
Për KosovaPress, rrëfen ish-ushtarja e UÇK-së, Hamide Ferizi-Xhemajli nga fshati Abri e Drenasit, e cila një ditë para 5 marsit kishte qëndruar në këtë shtëpi.
Ajo thotë se e ka peng të kishte fatin e gjithë të rënëve për liri.
Sa herë që të vizitohet Prekazi, në hyrje të lagjes së Jasharëve, Sala dhe Hamiti iu presin për të dhënë ndjenjën e flijimit për atdheun.
26 vjet pas luftimeve tek familja Jashari është gjetur arma e Salë Jasharit, e cila për vite me radhë u bëri roje ushtarëve të UÇK-së.
“Kemi pasur fatin që ta gjejmë edhe një argument të trimërisë së gruas shqiptare. Këtu kemi armën që ka gjuajtur nëna Salë me të karshi ushtrisë serbe për çlirimin e këtij vendi. Po bashkë me këtë armë është edhe një ngjarje shumë e rëndësishme se pikërisht në betejën e Likoshanit ishte nipi i saj, Musa Jashari, i cili ishte plagosur me katër plumba në atë betejë dhe në momentin kur nëna e tij e viziton i thotë ‘nënë këtë armë po ta jap që ta kthesh në kullën tonë e nëse unë nuk jam, bëje që të buqas fort, të dëgjohen krismat e saj fuqishëm… Kjo armë e tregon me të vërtetë se kjo familje dha diçka deri në municionin e fundit”, deklaron ajo.
Salë Jashari, e cila lindi pas luftimeve në Prekaz, shprehet krenare për jetësimin e gjyshërve të saj pranë shtëpisë.
“Kjo shtëpi është kulla që tregon mikpritjen më të mirë shqiptare, në të cilën ushtarët e UÇK-së, janë grumbulluar dhe organizuar për të gjithë hapat e mëtutjeshëm të çlirimit të vendit dhe është çerdhja ku janë grumbulluar ushtarët e UÇK-së, vendi ku është ngritur heroizmi më i madh patriotik i Kosovës”, shprehet mbesa e Salës.
Sa herë që kalon lagjes së Jasharëve, Hamidja kujton nënën Salë me të cilën për herë të fundit u përshëndet një ditë para fillimit të luftimeve në shtëpinë e Hamitit dhe Salës.
“Shpesh herë e them se sa kisha dashur të jem me datën 5 mars 1998, më shumë se ku me ditë çka. Ka qenë diçka që nuk mund të përsëritet më dhe e them me sinqeritetin më të madh se nuk kisha dashur më shumë se të jap jetë në këtë vend, ku është themeli i parë i UÇK-së”, shprehet ajo.
Hamide Ferizi-Xhemajli mes emocioneve flet për lidhjet që ka pasur me Salën dhe Hamitin.
“Me datën 4, te dera e oborrit më ka përshëndetur nana Salë dhe axha Hamit sepse ne më herët kemi qenë në Ticë kur janë plagosur Musa Jashari, djali i nënës Salë dhe kemi shkuar t’i vizitojmë tre të plagosurit që kanë qenë në Likoshan dhe aty kur e ka parë Musën të plagosur i ka thënë ‘të qoftë përhajr plaga, hije po të ka plaga’, sepse më herët është plagosur Sahiti edhe ajo është mësuar me këto ndjenja me i pas dhe atë ditë kemi qëndruar aty dhe kemi ardhur këtu dhe jemi përshëndetur me nënën Salë dhe fjalët e saj kanë qenë ‘vajza ime edhe nëse ndodhë diçka t’i duhesh me qenë më e fortë se kurrë dhe amanetin tonë me dërgu deri në fund. Ne sot jemi krenarë që sot i përkujtojmë me krenari dhe një ndjenjë emocionuese se unë atë e kam pasur si nënën time (Salën)”, rrëfen ajo.
Për Hamiden është ndjenjë e veçantë qe të shoh figurat e tyre të kthyer në busta. Për Agon Qosën është nder që të jetësojë figurat e Salës dhe Hamitit.
“Është ndjenjë e veçantë, është edhe krenari, është përgjegjësi që më kanë besuar të punojë këta heronj shumë të mëdhenj dhe i kam punuar me përkushtimin më të madh edhe është një ndjenjë shumë veçantë”, shprehet ai.
Ditën e sotme janë përuruar bustet e Salës dhe Hamitit, për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025