Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta.
E Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në Facebook, të mërkurën ka publikuar pamjet e disa studentëve që shihen duke pastruar korridoret e universitetit.
Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë, teksa ka shtuar se presin përkrahjen e tyre e jo ta pengojnë grevën.
“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka shkruar kryesindikalisti.
Ndërkaq, javën e kaluar greva e punëtorëve teknikë të Qendrës së Studentëve ka përfunduar në bazë të vendimit për rritje të pagës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje qeverisë të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite
Inspektorati Shëndetësor: Punonjësit me kontratë pune në toksikologji u pranuan vetëm me nënshkrimin e Iljazit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251