LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski në takim me Gramsson: MPB e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Toshkovski në takim me Gramsson: MPB e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

MPB njofton se Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka pasur takim pune me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Bibi Gramsson.

Në takim, Toshkovski theksoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në drejtim të realizimit të proceseve të ardhshme zgjedhore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka si ministër në këtë Qeveri teknike, të cilat kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

Zëvendësambasadorja Gramson, shtohet në komunikatë, theksoi bashkëpunimin e mirë me policinë maqedonase, ndërsa ekipi i saj prezantoi projektin për mbështetjen suedeze për reformat policore, të cilin do ta zbatojë “SIDA”, Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor.


Toshkovski falënderoi policinë maqedonase për mbështetjen e deritanishme dhe deklaroi se është në dispozicion për të gjitha nevojat për realizimin e vazhdueshëm të projektit të paraparë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

SMS-i që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Lajme
Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Burgimi i përjetshëm rrallë i ekzekutueshëm në Kosovë

Drejtësi
Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Lajme
Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Lajme
Kalo në kategori