Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të martën (sot) një mbledhje të rregullt, në të cilën janë miratuar disa vendime.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Ky Program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe të reformave tjera për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian;
Ma miratuar Rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit ka pas në fokus zhvillimin e programeve të kujdesit dhe mirëqenies së njerëzve në nevojë sociale, në veçanti të mbrojtjes, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i organizimit dhe fushëveprimit të Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës;
Ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 1 mars 2017, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për të kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, ka paraparë që pronat e ish Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës;
Ka ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes;
Ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 04/L-069 dhe e shpallur me Dekretin Nr. DL-055-2012 të datës 13 dhjetor 2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e anëtarit të BERZh-it dhe në pajtim me iniciativën e Bordit të BERZh-it;
Ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të përmirësohet bashkëpunimi gjyqësor i të dy palëve në hetimin dhe përndjekjen e krimit, ekstradimin e personave me qëllim të përndjekjes ose vuajtjes së dënimit, si dhe transferin e personave të dënuar, zbatimin e dënimeve me burg dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi;
Ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2024-2028 dhe Planit të Veprimit. Koordinator Nacional për Planin e Veprimit për AVLE, caktohet Ministri i Punëve të Brendshme, i cili këtë përgjegjësi mund ta delegojë te njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me aprovimin e kësaj Strategjie dhe Planit te Veprimit do të avancohet mekanizmi i nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve, si dhe do të sigurohet një mjedis i sigurt në të cilin AVLE-të dhe eksplozivët janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për sigurinë e vendit;
Ka miratuar Raportin vjetor 2023 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) (2021 – 2025). (TFBE);
Ka miratuar Programin për Eliminimin e Barrierave në Tregti është miratuar me 22 qershor 2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 22/16’;
Ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/121 të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas këtij plotësim ndryshimi Dr. Albana Sahiti-Morina, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Niman Bardhi;
Ka ndarë mjete buxhetore për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Drejtësisë në vlerë totale prej 900,000 Euro – 300,000 Euro për secilën organizatë buxhetore – për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara;
Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021 për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:
Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministra e Drejtësisë;
Bora Duli, përfaqësuese nga Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve;
Jahë Gecaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;
Hydajet Hyseni – Kaloshi, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës;
Berat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës;
Mazllum Baraliu, përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës;
Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 18/47 të datës 10 dhjetor 2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje:
Shefik Sadiku, udhëheqës i Sekretarisë;
Naime Sherifi, zyrtare;
Faik Ajeti, zyrtar.
Ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren dhe ka emëruar Bordin e Përkohshëm të kësaj ndërmarrje në këtë përbërje:
Ismet Vrapçani, kryesues;
Dhurata Gutaj, anëtare;
Taulant Tanushaj, anëtar;
Sibel Halko Shatri, anëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A