LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër klub i madh anglez rrezikon seriozisht dënimin me heqje të pikëve

Një tjetër klub i madh anglez rrezikon seriozisht dënimin me heqje të pikëve

Pasi Evertoni u dënua me heqje të gjashtë pikëve pasi thyen rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë të Ligës Premier, një tjetër emër i madh në futbollin anglez mund të ballafaqohet me një dënim të njëjtë.

Bëhet fjalë për Leicester Cityn të cilët me gjasë do të dënohen me heqje të pikëve në rast se sigurojnë promovimin në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.


Ekipi i drejtuar nga Enzo Maresca janë momentalisht në krye të Championshipit, me tri pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Ipswich Town dhe pesë më shumë se Leeds United në vendin e katërt.

Teksa tifozët do të ndiheshin të lumtur me rikthimin në elitën e futbollit anglez, ata mund të kenë një dënim ‘që po pret në derë’ për ta.

Klubet nga Liga Premier dhe Championship dyshohet se kanë thyer limitin në vlerë prej 105 milionë eurosh humbje për të tretin vit radhazi.

Për më shumë, besohet se ‘Dhelprat’ kanë tejkaluar shumën e 83 milionë eurove sa i përket humbjeve që i lejohet përgjatë tri viteve, duke përfshirë edhe sezonin aktual, ndërsa dihet tashmë se EFL-ja lejon vetëm 13 milionë euro humbje për sezon.

Ky konfuzion i ka zhgënjyer të gjitha klubet, të cilat thuhet se janë në ‘errësirë’ në lidhje me atë se kush është përgjegjës për kontrollin e financave të një ekipi gjatë sezonit, pas rënies ose promovimit nga liga./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori