LAJMI I FUNDIT:

Reagon QKUK: Asnjë nga infermierët e Klinikës së Urologjisë nuk është i infektuar me tuberkuloz bartës

Reagon QKUK: Asnjë nga infermierët e Klinikës së Urologjisë nuk është i infektuar me tuberkuloz bartës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Urologjisë, në një komunikatë për media thotë se informatat që po qarkullojnë në media në lidhje me “ infektimin e stafit me Tuberkuloz”, janë të pavërteta.

Në reagim thuhet se për hirë të korrektësisë dhe informimit të drejtë të publikut, Klinika e Urologjisë, sqaron se asnjë nga infermierët e Klinikës së Urologjisë, nuk është i vërtetuar si infektuar me Tuberkuloz bartës.

“Në Klinikën e Pulmologjisë, është e shtrirë dhe e verifikuar vetëm një infermiere me TBC të pleurës, që nuk është bartës tek të tjerët. Poashtu, sqarojmë se punëtorët e Klinikës së Urologjisë nuk punojnë me pacientë që janë të infektuar me tuberkuloz”, theksohet në reagim, transmeton Telegrafi.


Më tej, në njoftim thuhet se Klinika e Urologjisë, bashkë me atë të Pulmologjisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe koordinatoren nacionale kundër TBC, në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë testimin e mbi 80% stafit të Klinikës së Urologjisë dhe ende nuk ka të vërtetuar ndonjë rast me TBC, që bartet tek stafi dhe pacientët.

“Andaj, klinika kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme gjatë raportimit të tyre, duke mos shpërndarë informata që janë të pasakta, pa i verifikuar paraprakisht ato, ngase krijohet panik tek pacientët”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori