Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja në lidhje me rastin e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës M.S, i cili është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prizren, gjatë muajit janar 2024, në rrugë operative ka pranuar informatën ku dyshohet se zyrtarë të gjendjes civile në Mamushë, janë të përfshirë në veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar’.
“Hetuesit policorë e kanë trajtuar informatën në koordinim me organet e drejtësisë. Me autorizim dhe udhëzime nga prokurori i çështjes, janë siguruar dëshmi relevante. Kështu, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari-zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje thuhet se veprimet e të dyshuarit kanë bërë që pa qenë fare personat në Kosovë dhe pa pasur të drejtë ligjore për ta fituar shtetësinë kosovare, fillimisht i ka regjistruar e me pas iu ka mundësuar fitimin e shtetësisë.
“Vetëm për një person është gjetur dosja, të cilin e ka regjistruar me datë 05.05.2023, ndërsa për personat tjerë dosjet e tyre nuk ekzistojnë fare. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Pas konsultës me prokurorin, me Aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës