LAJMI I FUNDIT:

Gjurmët gjigante shkaktojnë konfuzion në Britani: Të filmuara pranë pyllit, por kujt i përkasin?

Gjurmët gjigante shkaktojnë konfuzion në Britani: Të filmuara pranë pyllit, por kujt i përkasin?

Gjurmë misterioze u zbuluan në Devon në pjesën jugperëndimore të Anglisë. Një histori e pazakontë ka ndodhur fundjavën e kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen mediatike.

Gjurmët u panë në një shteg me baltë pranë një pylli aty pranë, por se kujt i përkasin mbetet një enigmë.


Dëshmitarët pohojnë se kanë gjetur gjurmë që të dërgojnë nga pylli drejt bregut, por pas 20 metrash ata kthehen prapa, transmeton metro.co.uk.

“Ata ishin të mëdhenj. Këmba ime është sa gjysma e madhësisë dhe e vesh madhësinë 44”, tha dëshmitari okular i paidentifikuar.

Mediat kujtojnë se në vitin 2006, disa persona pretendonin se kishin parë një “krijesë misterioze” në pyllin Devonshire.

Ata përshkruan një krijesë si majmun, 1.5 metra e gjatë, trupi i së cilës ishte i mbuluar me lesh ngjyrë kafe. Menjëherë mori nofkën “Këmbë e vogël”.

Individët thanë se krijesa “lëkundej në degë” me shkathtësi të madhe.

Dhe disa studiues besojnë se një krijesë e ngjashme me “Bigfoot” jeton në ishull, por nuk ka asnjë provë. Megjithatë, më të shumtët janë ata që e konsiderojnë si shaka të dikujt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori