LAJMI I FUNDIT:

“Kush do të bëhet milioner”, garuesi britanik i telefonon gruas për ndihmë – në sekretarinë telefonike dëgjohet zëri i një burri

“Kush do të bëhet milioner”, garuesi britanik i telefonon gruas për ndihmë – në sekretarinë telefonike dëgjohet zëri i një burri

Opsioni telefono mikun në kuizin “Kush do të bëhet milioner” është përcjellë gjithmonë me tensione – derisa garuesit e kanë lënë fatin e tyre në duart e të tjerëve.

Por në një episod gjërat ishin më dramatike për një garues që vendosi t’i telefonojë gruas për t’i ndihmuar.

Në vend të saj në telefon dëgjohet zëri i një burri në sekretarinë e lënë në mënyrë automatike, transmeton Telegrafi.


Videoja është filmuar më 2020 dhe rikthyer tani, ku JP Morgan nga Lincoln e përdori opsionin e telefono mikun, duke shpresuar se ajo do ta ndihmojë të fitojë 16 mijë funte, por u ballafaqua me një situatë të pakëndshme kur në sekretari të telefonisë së saj u dëgjua zëri i një burri.

Në tentimin e dytë, në telefon u lajmërua gruaja e tij, kurse Jeremy Clarkson që moderonte kuizin tha para kamerave se “ishte një burrë që u lajmërua në telefon”.

Duke parë se krijoi një situatë të pakënaqshme, Clarkson tha: “qetësohu mund të jetë plotësisht i pafajshëm”.

E kur gruaja e tij u përgjigj, Jeremy e pyeti: A mund ta konfirmoni se jeni me dikë aty”.

Gruaja e garuesit pati vështirësi me pyetjen se cila nga këto ditë janë dikë vikendi në Gjermani? Opsionet ishin Donnerstag, Mittwoch, Sonntag apo Dienstag.

Duke ditur se gruaja e tij kishte lidhje të forta me Gjermaninë, kishte vendosur t’i telefonojë dhe të kërkojë ndihmë nga ajo për këtë dilemë. /Telegrafi/