LAJMI I FUNDIT:

Humbën jetën në shpërthimin tragjik në Lushnjë, miratohet ndihma financiare për familjen Hoxha

Humbën jetën në shpërthimin tragjik në Lushnjë, miratohet ndihma financiare për familjen Hoxha

Familja e Roland dhe Lidio Hoxhës, që humbën jetën në shpërthimin tragjik në një magazinë në Lushnjë, do të marrë ndihmë financiare.

Këshilli bashkiak i Lushnjës miratoi ndihmën e menjëhershme për familjen e viktimave.

Shuma ishte parashikuar 300,000 lekë, por nga anëtarët e këshillit u propozua që kjo vlerë të arrinte në 500,000 lekë [4,800 euro]. Fondi është parashikuar për shpenzimet e varrimit.


Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, u shpreh se është ngritur dhe një grup pune për evidentimin e të gjitha dëmeve që shkaktoi ky shpërthim në banesa dhe biznese.

Shpërthimi në Lushnje, avokati: Familjarët e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim deri në 200 mijë euro
Lexo po ashtu Shpërthimi në Lushnje, avokati: Familjarët e viktimave mund të kërkojnë dëmshpërblim deri në 200 mijë euro

Ndërsa kryetari i opozitës në këshill, Kelment Çela, në një deklaratë pas mbledhjes, kërkoi që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht dhe të gjenden shkaqet se pse ndodhi shpërthimi.

Roland Hoxha dhe i biri, Lidio, ishin duke punuar me vinç në një kapanon poshtë linjës së tensionit të lartë, ku gjatë një shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shkëputja e një bombole oksigjeni gjatë procesit të punës, humbën të dy jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori