LAJMI I FUNDIT:

ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 11.8 për qind

ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 11.8 për qind

Papunësia në Kosovë gjatë vitit 2022, ka arritur në 11.8 për qind. Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, referuar në Anketën e Fuqisë Punëtore, për vitin 2022. Por këto publikime të ASK-së, nuk janë të sakta, për përfaqësues të Sektorit Privat të Kosovës.

Shkalla e papunësisë, ka arritur në 11.8 për qind. Kështu thuhet në publikimin e fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2022, të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke shtuar se mbi 38 mijë të papunë, ishin më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kryetari i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, duke folur për Radio Kosovën, thotë se statistikat e ASK-së, nuk janë shumë të sakta.


​Rritet varfëria në Kosovë, shumë familje jetojnë vetëm më 1.85 euro në ditë
Lexo po ashtu ​Rritet varfëria në Kosovë, shumë familje jetojnë vetëm më 1.85 euro në ditë

“Vendet e punës po mbyllen, Enti ka dhënë shumë shifra që për ne janë jorelevante. Vetë fakti që ka thënë që paga mesatare në Kosovë është prej 350-400, të bënë me dije se ata nuk kanë statistika të sakta. Ne mund të themi gjithçka nga zyra, në terren, nëse hyjmë në çdo kompani në nivel të Kosovës, ka mungesë të punëtore. Është ulur papunësia, por nga ka ardhur kjo, sepse njerëzit kanë ikur nga Kosova, kanë dalë”, tha ai.

Ndryshe në raportin e fundit të ASK-së, theksohet se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind. Raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori