LAJMI I FUNDIT:

Përballja e krushqve, Avniu: Më tha vajzën e kam me një problem, i bie pak sëmundje toke…

Përballja e krushqve, Avniu: Më tha vajzën e kam me një problem, i bie pak sëmundje toke…

Një javë më parë,”Shihemi në Gjyq” solli një konflikt të fortë mes Erjonës dhe babait të saj, Maliqit.

Vajza i kërkoi të atit në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që ta pranonte në shtëpi ndërsa ai e kundërshtonte për shkak të kanunit.

Maliqi kishte rënë dakord që Erjona të martohej në moshën 16-vjeçare dhe sot që është 19 ka një fëmijë 1 vjeç e gjysmë prej bashkëjetesës sepse nuk pati celebrim zyrtar.


Gjatë seancës u kontaktua edhe ish-vjehrri i saj, Avniu i cili tha se Erjona është e sëmurë. Ai ka ardhur që të përballet në studio me Erjonën dhe Maliqin.

Avniu thotë se ishte në dijeni të diagnozës së Erjonës pasi ia kishte pohuar vetë Maliqi.

Avni: I kam hyrë në shtëpi për vajzën e vet, kanë pranuar çifti vajzën e vet, u martuan. Maliq Kastrati më ka thënë: “vajza ime është një çikë me një problem”. Çfarë problemi është? “I bie pak sëmundje toke”.

Eni Çobani: Ta ka thënë pra, është shumë e rëndësishme, ta ka thënë.

Avniu: O Maliq, po të pranoj për mik, ishalla do kalojë. Vazhdoi sërish epikriza e kësaj, shumë të lartë dhe e ka edhe sot shumë të lartë, mos të lavdërohet Maliq Kastrati këtu në publik, e ka shumë të lartë epikrizën.

Maliqi: A je doktor ti?

Avniu: Jam doktor dhe do ta shoqëroj deri në fund o Maliq!

Maliqi: Kam të drejtën e fjalës?

Avniu: Jam doktor, s’jam doktor e verifikojnë të tjerët.

Maliqi thotë se ka kërkuar që të kryhet celebrimi mes Erjonës dhe Lorencit kur vajza ka arritur moshën madhore, por Avniu nuk ka pranuar.

Eni Çobani: Pra nuk ke dashur të bëhet celebrim?

Avniu: Asnjë mënyrë. Çdo hap që kam marrë, Erjona Kastrati ka dalë e sëmurë dhe është edhe sot e sëmurë.

Eni Çobani: Atëherë nuk ke dashur që të lidhet martesa për shkak të sëmundjes?

Avniu: Unë kam biseduar me Maliq Kastratin, do shkoj këtë javë në Greqi. E ka marrë dy herë nga dera e shtëpisë time për kurim në Greqi.

Eni Çobani: Pretendimi juaj i vetëm për këtë vajzë që sot është vetëm 19 vjeç, Avni, kemi një vajzë e cila është bërë nënë, ka një fëmijë 17-muajsh që e mbani ju dhe unë ta kam thënë edhe privatisht, po ta them edhe publikisht, është vetëm 19 vjeç.

Ajo është akoma fëmijë. Ju po diskutoni për diçka që në fakt unë do matesha ta thoja siç e thoni ju.

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori