Eksperti i rryer e ekonomisë, Fatmir Gashi – ish-Zv/guvernator i BQK-së dhe ish-zv/Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj, ka folur për aktualizimin e çështjes së dinarit në tryeza ndërkombëtare.
I ftuar në ‘RADIO 1′, Fatmir Gashi ka thënë se tentimi për ta kapur Flamurin e patriotit nga ana e Bislimit, bëri që dinarin e bashkë me dinarin, Kosovën ta çojmë si temë politike edhe në Bruksel e edhe në Këshillin e Sigurimit.
“Duhet të flitet me memorie institucionale, duhet parë se çka ka ndodhur që nga viti 1999, e jo në mënyrë të tillë, në moment të caktuar ta marrin flamurin, për çështjet të cilat kanë pasur zgjidhjen e vet në vitin 1999 me një rregullore të cilën e kishte nxjerrë UNMIK-u dhe me 2002 me euro-ndërrim, vendim ky që euro të jetë valutë qendrore në Kosovë dhe me euro të kryhen të gjitha transaksionet e brendshme dhe aty ka përfunduar çështja e dinarit. pra atëherë ju kujtohet, është bërë krejt euro-ndërrimi pa asnjë reagim të Serbisë dhe a e dini pse ka ndodhur ashtu, sepse aty nuk kemi lënë të përzihet politika dhe as nuk kemi thënë e hoqëm dinarin, s’kemi me pa me sy më, na e hoqëm e këso gjërash. Pra është punuar në mënyrë institucionale e ligjore. Sot, Kosova e ka Kushtetutën e i ka organet.’-tha Gashi.
“Çka ka ndodhur tash, çka është e keqja, në momentin kur është aprovuar rregullorja me 27 Dhjetor 2023, pa paralajmërim, pa koordnim si duket as me askënd, na dalin në Media, zv/Kryeministri Bislimi, i cili deklaron që prej 1 shkurtit nuk do kemi më dinar. Eh, nga ky moment ne vet e dërgojmë dinarin në tryezë politike dhe ky kthim na kthen neve krejt mbrapsht, duke na çuar ne edhe në Këshill të Sigurimit.’-tha Gashi.
Gashi është pyetur për respektin e treguar për Bislimin kur ja kishte dorëzuar Ministrinë e Financave në Qeverinë ‘Kurti I’.
‘Po, unë ju kam thënë, jam i gëzuar qe po ja dorëzojë Ministrinë Besnik Bislimit, një eksperti ekonomik, profesor i Universitetit amerikan, mirëpo çka e gjeti, kjo është shumë e pafavorshme.’-shtoi Gashi.
Gashi ka folur edhe për raportet e Qeverisë Kurti me SHBA dhe ka krahasuar kohën e tij, të Qeverisë Haradinaj me taksën 100%.
“Ajo politikë e taksës Haradinaj 100%, sa i përket ekonomisë, edhe atëherë e kam thënë ishte e keqe, por e keqe për Serbinë, sepse ishte mekanizëm shtetëror për ti tregu atij zotërisë që të thoshte ti je Kosovë e Metohi dhe ju e dini ajo taksë e jona është mbështetur fuqishëm nga Kurti në opozitë, mirëpo ama si ka ardhë vet në Qeveri shkoj e hoqi. Dhe, mos harroni pavarësisht çka kemi deklaruar ne në publik e edhe ambasadori amerikan i kohës, ne kemi qenë totalisht të koordinuar në veprime. Ta dini se po harrohet, ose po duan ta harrojmë, ne nën taksën 100&, nën presion publik amerikan, me kryeministrin Haradinaj e nxorëm ushtrinë, pikërisht nga amerikanët. Në këtë aspekt Haradinaj është mjeshtër. Njerëz sinqeriteti në veprime i Haradinajt është larg me liderët tjerë.’-shprehet Gashi.
Fatmir Gashi ka folur edhe për pozitën aktuale të AAK-së në nivel të Kosovës por edhe të Pejës. Ai është shprehur se është në linjë të të gjitha zhvillimeve brenda partiake, duke shtuar se janë partitë opozitare LDK e PDK që po e krijojnë një propagim të përafrimit të Haradinajt nëpër qarqe jashtë mediale me Vetëvendosjen, kjo për arsye që tja zbehin rolin opozitar, të cilin Gashi thotë se është i vetmi Ramushi që pavarësisht përqindjes dhe rezultatit, e ka të theksuar në raport me Lumirin e Memlin.
‘Pas zgjedhjeve nacionale, dalin numrat dhe atëherë shohim se kush ku e ka vendin dhe kush me kë mund të bashkëpunojë, mirëpo kiamet nuk është nëse edhe do ketë bashkëpunim të diktuar mbi bazën e marrëveshjeve korrekte se ku po duam me e dërgu vendin.’-shtoi ai.
Në Pejë, Fatmir Gashi thotë se është koha që pas 12 vjetësh të ketë ndërrim pushteti dhe këtu AAK është e vetmja që bashkë me opozitën tjetër do ta bëjnë ndryshimin./RADIO 1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloni vitin me relaks – Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025