LAJMI I FUNDIT:

Klubi i njohur anglez mund të detyrohet të shesë dy yje të ekipit edhe nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Klubi i njohur anglez mund të detyrohet të shesë dy yje të ekipit edhe nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Aston Villa mund të detyrohet të shesë dy yje të ekipit edhe në rast se ata arrijnë që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Villa, si disa klube të ndryshme në elitën e futbollit anglez, janë në rrezik serioz për të thyer rregullat financiare të Ligës Premier. Më herët gjatë këtij sezoni, Evertoni u dënua me një zbritje të 10 pikëve, dënim ky i cili më vonë u zbut vetëm në gjashtë pikë.


Shumë klube janë duke u mbështetur në ‘fije të perit’ dhe Aston Villa mund të detyrohet të shesë disa nga lojtarët kyç të ekipit në mënyrë që të sigurojnë fonde për afatin kalimtar veror, ka raportuar The Mail.

Dy emrat që janë përmendur si kandidatë potencial për shitje janë Jacob Ramsey dhe Douglas Luiz, ndërsa për dyshen është thënë se Neëcastle United dhe Arsenal kanë shprehur interesim për shërbimet e tyre.

Unai Emery kishte zbuluar më herët në janar se teksa ata do të vazhdojnë të punojnë në përputhje me rreugllat, ata duhet të mos humbasin potencialin e tyre.

“Ne do të punojmë duke i respektuar rregullat. Sidoqoftë, ne duhet të sigurohemi se nuk do të humbasim potencialin tonë si skuadër”.

“Mund të jetë e rrezikshme kur shitni lojtarët vetëm për të bërë para. Mund të jetë e vështirë t’i zëvendësosh ata duke tentuar në të njëjtën kohë që të mbetesh i suksesshëm”, ka thënë Emery./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori