LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi ta shisni veturën tuaj por nuk dini si ta fotografoni – këto janë këshillat e fotografëve

Dëshironi ta shisni veturën tuaj por nuk dini si ta fotografoni – këto janë këshillat e fotografëve

Që vetura juaj të shitet më shpejtë dhe me vlerë më të madhe rol të madh luajnë fotot.

Në një botë ku të gjithë kanë një aparat fotografik dhe ku faqet e internetit lejojnë praktikisht ngarkimin e pakufizuar të fotove me rezolucion të lartë, është “mëkat” që të mos i kushtoni rëndësi fotove.

Së pari sigurohuni që vetura juaj të jetë e pastër. Ky mund të jetë hapi i parë, dhe ndoshta më i rëndësishmi. Kjo pasi një veturë e pastër për të cilën pronari i saj është kujdesur mirë, vlen më shumë, transmeton Telegrafi.


Pastaj sigurohuni që të keni një aparat të mirë fotografik. Me këtë nënkuptohet përdorimi edhe i kamerave moderne por edhe i telefonave të ri inteligjent.

Që e gjithë vëmendja të përqendrohet te artikulli juaj, atëherë duhet që për realizimin e fotove të zgjidhni një sfond të thjeshtë. Për shembull, mund ta zgjidhni një park të hapur, një parking, apo zonë industriale.

Gjithashtu, sigurohuni që ndriçimi gjatë kohës që i shkrepni fotot të jetë i qëndrueshëm.

Kjo do të thotë që veturën të mos e parkoni në gjysmë diell ose gjysmë hije.

Kur ju keni gjetur një sfond të thjeshtë me dritë të mjaftueshme sigurohuni që t’i bëni foto çdo pjese të veturës.

Madje, rekomandohet që foto t’i bëhen edhe rrotës rezervë, motorit, dhe dokumentacionit.

Kjo pasi do t’ia shtoni vlerën automjetit tuaj dhe besimin atij që e blen.

Si përfundim duhet t’i ngarkoni ato sipas renditjes. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h

Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h

Shitjet e automjeteve elektrike në mbarë botën janë rritur në vitin 2024, por jo edhe në disa vende të fuqishme si Gjermania

Shitjet e automjeteve elektrike në mbarë botën janë rritur në vitin 2024, por jo edhe në disa vende të fuqishme si Gjermania

A është ky SUV-i më i ngushtë në botë?

A është ky SUV-i më i ngushtë në botë?

Auto
Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Ky Citroën Ami është ndoshta makina më e ngadaltë e policisë në botë

Ky Citroën Ami është ndoshta makina më e ngadaltë e policisë në botë

Kalo në kategori