LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i

Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin në Bullgari të kryeshefit ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili supozohet se kërkohet nga INTERPOL-i.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se “në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës H.K. (Hasan Krasniqi) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo”.


“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga INTERPOL-i”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.

Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se Krasniqi është arrestuar nga autoritetet bullgare, derisa me familjen e tij po udhëtonte për pushime.

Zyrtarë të KRU “Gjakova”, i kanë thënë Telegrafit se Krasniqi është në pushim vjetor.

Raportimet për arrestimin e kryeshefit, nga KRU “Gjakova” thonë se është në pushim vjetor
Lexo po ashtu Raportimet për arrestimin e kryeshefit, nga KRU “Gjakova” thonë se është në pushim vjetor

“Kryeshefi është në pushim vjetor”, thanë shkurt nga “KRU Gjakova”.

Hasan Krasniqi ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori