Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u informua lidhur me aktivitetet mujore të AKP-së.
Në këtë takim Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit shqyrtoi dhe miratoi Planin e azhurnuar të Punës dhe Performancës së AKP-së për vitin 2024.
Këtu Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi Raportin e Shqyrtimit të Ankesave dhe shpërndarjen e mjeteve ndaj listave të 20% për: 1) N.Sh “Mofast”, Pejë (PEJ106); 2) N.Sh “Stacioni i Veterinës”, Gjilan (GJI145); 3) N.Sh KB “Morava”, Partesh (GJI018); 4) N.Sh “Bagat”, (MIT152) dhe 5) N.Sh “Borovo”, (MIT144) si dhe Raportin e për 5 raste Komisionit të Banesave në pronësi shoqërore.
Veç kësaj Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Propozimet e Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë nga 16 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, të cilat janë rajone ujore si përrenj dhe lumenj ndërkaq disa janë rrugë. Përmes këtij procesi prona bartet në regjistrat kadastral të komunave përkatëse dhe hapet rruga për likuidim të ndërmarrjeve shoqërore.
Bordi i Drejtorëve gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e mjeteve në likuidim për NSH Energomontimi në vlerë prej 308,985.68 € duke ju siguruar punëtorëve që të marrin pagesat për të cilën kanë pritur kohë të gjatë.
Në pamundësi të gjetjes së një kandidati adekuat për të menaxhuar kompleksin Brezovica në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve anuloi konkursin për Drejtor Menaxhues të N.Sh-së Inex Sharr Planina dhe vendosi që pozita të mbulohet me ushtrues detyre deri në përfundim të sezonit dimëror./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze