LAJMI I FUNDIT:

Kurti me plis në kokë takon diasporën në Irlandë: Jeni ambasadorët më të mirë të shtetit

Kurti me plis në kokë takon diasporën në Irlandë: Jeni ambasadorët më të mirë të shtetit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Irlandë ka takuar edhe mërgatën atje.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.


“U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim”, citohet të ketë thënë Kurti, gjersa ka përmendur edhe Fondin Sovran. /Telegrafi/