Përjetimet e kosovarëve të luftës gjatë viteve 1997-1999, por edhe jeta nën represionin serb prej dekadash, janë pasqyruar disa herë edhe në projekte filmike, të cilat portretizime kanë marrë vetëm jehonë lokale apo edhe rajonale.
Në të gjitha këto projekte kinematografike ka munguar popullariteti ndërkombëtarë, qoftë në profesionalizmin e realizimit të filmave apo edhe në pasqyrimin e ngjarjeve reale, apo të paktën ka munguar popullariteti që ka Hollywood në këtë drejtim.
25 vite pas, për herë të parë, historia e kosovarëve dhe shqiptarëve në luftë, do të paraqitet në dimensionin e nevojshëm, atë të artit kulmor e të nivelit ndërkombëtarë.
Fitim Krasniqi këtë histori e kishte menduar prej vitesh, apo thënë më saktë prej kur një pjesë të përjetimeve të luftës i kishte kaluar vet si një i ri nga qyteti i Pejës.
Tani duke qenë ndërmarrës i suksesshëm në New York dhe duke njohur nga afër tregun kinematografik, Krasniqi ka finalizuar etapën e parë, drejt prodhimit të një filmi krejtësisht profesional dhe nën markën e Hollywood-it për luftën e Kosovës dhe sakrificat e popullit shqiptarë ndër vitë.
“The Liberation War” është projekti i tij i zemrës, për të cilin ka investuar nga pasuria e tij, si producent ekzekutiv dhe i cili ka mbledhë kastë të vërtetë aktorësh, regjisorësh dhe skenaristësh.
Filmi është një dramë, aksion por edhe një histori e dashurisë. Do të zgjasë më shumë se dy orë. Xhirimet do të nisin së shpejti dhe do të realizohen në Kosovë, Shqipëri dhe në New York. E gjitha
“The liberation ëar” përshkruan historinë e kosovarëve, para, në dhe pas luftës në Kosovë dhe për personazh kryesor ka dy nxënës të cilët duke qenë në luftë, ndahen, përjetojnë tmerrin dhe pas luftës njëri nga ta e bënë jetën në Kosovë dhe tjetri në ShBA, për t’u takuar sërish, për ta ringjallë edhe njëherë dashurinë dhe mbi të gjitha për një kauzë më të madhe për t’ia shpëtuar jetën njëri tjetrit.
Në gjithë këtë skenar, që fillimisht është shkruar nga Fitim Krasniqi dhe është recensuar nga 4 skenarist të Hollywood-it, paraqitet ngjarjen reale, ato që vërtetë kanë ndodhur në luftë. Pasqyrohen dëbimet e kosovarë, dhunimet e grave, masakrat e lufta e UCK-së dhe periudha e pasluftës.
Filmi që do të ketë një kastë prej më shumë se 15 aktorësh Hollywoodian, do t’u jap hapësirë edhe aktorëve nga vendi. Rreth 40 të tjerë do të angazhohen nga Kosova dhe Shqipëria, të cilëve do t’u jepet mundësia që të promovohen në kinematografinë botërore.
Filmi do të promovojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ku janë sot dhe historinë të cilën e kanë kaluar.
Deri tani, sic u tha në konferencën për media, investimi është tërësisht privat, por që institucionet e vendit dhe bizneset kanë hapësirë që ta mbeshtesin këtë projekt.
Regjisor i këtij projekti do të jetë Louis Mandylor, një nga regjisorët më të njohur të Hollyëood-it me mbi 100 projekte të drejtuara dhe në të cilat ka pas edhe role dhe mbi 13 cmime ndërkombëtare.
Mandylor tha se kur u ofrua për këtë rol, gjëja kryesore që e shtyri ta merrte përsipër ishte pikërisht historia e kosovarëve dhe ajo që kishin përjetuar.
E njëjta arsye e shtyri edhe aktorën Kelly Lynn Reiter që ta pranonte detyrën e producentës dhe aktorës. Ajo në konferencën për media tha se është e privilegjuar të jetë pjesë e këtij projekti.
“The Liberation War” është një projekt milionësh, që do të shfaqet në mbi 60 vende të botës dhe mbi 2400 kinema e teatro.
Filmi mëton të jetë një dritare pasqyrimi i luftës në Kosovë, por edhe një mundësi e promovimit të vendit, vecmas tani kur propaganda serbe dhe ruse kanë arritur që të realizojnë me dhjetëra filma, duke e shtrembëruar historinë e vendit e mbi të gjitha duke tentuar ta ndryshojnë të vërtetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pyetet për lidhjen me Kaderin, Lumbardhi: Ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim
Kim Kardashian modelon disa veshje të mrekullueshme, duke shfaqur figurën e saj mahnitëse
Graciano Tagani: Asnjë nga banorët nuk më flet, unë jam delja e zezë e këtij sezoni
“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles
Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit
Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United