LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i pasur në Indi, Mukesh Ambani po marton djalin – Rihanna do të këndojë në dasmën milionëshe që zgjat tri ditë

Njeriu më i pasur në Indi, Mukesh Ambani po marton djalin – Rihanna do të këndojë në dasmën milionëshe që zgjat tri ditë

Manjati i famshëm indian, Mukesh Ambani po e marton djalin e tij.

Kreu i konglomeratit indian Reliance dhe njeriu më i pasur në Indi, me një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh sipas Forbes, po përgatit një ceremoni të madhe për djalin dhe nusen e tij.

Anant Ambani (28 vjeç) po martohet me të dashurën e tij prej shumë vitesh Radhika Merchant (29 vjeçe). Ceremonia para dasmës do të zgjasë tri ditë, duke filluar nga kjo e premte, edhe pse dasma zyrtare nuk do të bëhet deri në korrik. Nuk dihen ende informacione për dasmën.


Foto: Instagram

Rihanna do të këndojë në dasmën e tyre dhe tashmë ka mbërritur në Indi. Së bashku me super yllin e zhanreve Pop dhe R&B, në festë do të performojë edhe magjistari amerikan David Blaine dhe në kompleksin e tempullit do të mbahen ceremoni tradicionale.

Në festën e Anantit para dasmës ka të ngjarë të marrin pjesë Bill Gates, miliarderët indianë Gautam Adani dhe Kumar Mangalam Birla, si dhe shumë lojtarë të kriketit dhe yje të filmit Bollywood si: Shah Rukh Khan dhe Salman Khan… Drejtori ekzekutiv i Disney Bob Iger gjithashtu ka të ngjarë të marr pjesë.

Foto: Instagram

Të ftuarit e festës do të shijojnë 500 pjata të dizajnuara nga rreth 100 shefa kuzhine. Kodi i veshjes është titulluar “ethet e xhunglës” dhe të ftuarit këshillohen të veshin veshje me printe kafshësh ose këmisha Havai.

Gjashtë vite më parë, Mukesh Ambani i bëri një dasmë ekstravagante vajzës së tij Isha. Beyonce këndoi për të dhe pritja u organizua në liqenin Como të Italisë, por edhe më vonë në Mumbai dhe Rajasthan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori