Anëtarja e Kryesisë së AKR-së në Prizren Suada Hallaqi ka njoftuar se ka marrë vendim për largim nga Aleanca Kosova e Re Dega ne Prizren.
“Si anëtare e partisë AKR Dega ne Prizren, anëtare e Kryesisë AKR, punën dhe aktivitetin tim e kam zhvilluar, me kapacitetin dhe mundësitë e mia, me dëshirën, vullnetin, dhe energjinë me të madhe. Jam ndier krenare në çdo hap e asnjëherë nuk jam lëkundur ne zhvillimin dhe prosperitetin e partisë. Kohët e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda AKR-së”.
Hallaqi thotë se asnjëherë nuk i ka vendosur interesat personale mbi partinë por ajo thotë se “as interesat e partisë mbi interesat personale të disa individëve brenda partisë AKR”.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë dhe krenare për të gjithë atë qe kam bërë deri me tani qoftë nganjëherë edhe sakrificë familjare”.
Hallaqi thotë se jep dorëheqje nga te gjitha funksionet e AKR dega në Prizren, funksione këto që i ka ushtruar deri më tani.
“Duke ju falënderuar juve dhe gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AKR-së, me të cilët sinqerisht kam bashkëpunuar për këto vite rrugëtim së bashku, unë kam vendosur që përfundimisht të largohem nga AKR-ja për arsyet e lartcekura”, ka njoftuar tutje Hallaqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251