Janë publikuar imazhe të reja të zbarkuesit, Odysseus duke u ulur në Hënë.
Fotot së bashku me një sasi të madhe të dhënash, janë shkarkuar vetëm disa orë para se të binte nata në polin jugor të Hënës.
Kompania amerikane që qëndron pas misionit, Intuitive Machines, tha se tani do të jetë e mundur të realizohet ulja përsëri, për të kuptuar se si Odysseus u ndal. Por, e panjohur mbetet nëse bateritë dhe pajisjet elektronike do mund t’i mbijetojnë temperaturave nën -200 gradë Celsius.
Imazhet e para të marra tregojnë se landeri u rrëzua, dhe se të paktën një nga këmbët e tij është thyer, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Intuitive Machines u pagua 118 milionë dollarë (108,827,860 euro) nga NASA për t’i dërguar gjashtë instrumente shkencore në Hënë. Tashmë funksional në sipërfaqen hënore është një instrument i njohur si fener navigimi, i cili pritet të ndihmojë me uljet e ardhshme të anijeve.
Kompania amerikane ka qenë nën presion për të shpjeguar pse ulja nuk ishte e përsosur.
“Ne kishim në plan për të përfunduar këtë mision në kohën që duhet për të marrë një diplomë universitare. Por, ky mjedis tepër i kufizuar erdhi me risi dhe ky ishte fluturimi ynë i parë i këtij automjeti”, tha bashkëthemeluesi i kompanisë, Steve Altemus.
Në një konferencë të përbashkët shtypi, Intuitive Machines dhe NASA dhanë një vlerësim optimist për misionin e deritanishëm.
Bëhet e ditur se, kompania po planifikon një mision të dytë më vonë këtë vit, gjatë së cilit një anije do të fluturojë në kratere ku shkencëtarët besojnë se mund të ketë sasi të mëdha akulli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251