LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për teknik të dhëmbëve në Gjilan që u anulua – aplikuesi thotë se po i bëhet e padrejtë, nga komuna arsyetohen me çështje teknike

Konkursi për teknik të dhëmbëve në Gjilan që u anulua – aplikuesi thotë se po i bëhet e padrejtë, nga komuna arsyetohen me çështje teknike

Për herë të tretë është hapur një konkurs për teknik të dhëmbëve në njërën nga ambulancat e Gjilanit, në të cilin konkurs njëri nga aplikuesit thotë se po i bëhet e padrejtë.

Jon Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këtë konkurs ka aplikuar dy herë, ndërsa në herën e parë që ka aplikuar ka pasur më së shumti pikë.


Ndërkaq, herën e dytë thotë se në testin me shkrim pyetjet ishin jashtë asaj se çka konkretisht punohet në ambulancë.

“Konkursi është shpallë tri herë…Herën e parë nuk kam apliku… herën e dytë kam aplikuar dhe kam dal i pari me pikë. Një ditë para se të bëhet intervista me gojë u anulu konkursi. Dhe tash hera e tretë kur jemi fut ka pas pyetje jashtë asaj çka punohet në ambulancë, pasi unë aty punoj që një vit si vullnetar, por pasi kam aplikuar e kam ndërprerë punën pa pagesë.

Ka pas pyetje për aparatura të shtrenjta të cilat i punon një shok i kryetarit në laborator privat, e i cili ka aplikuar dhe ai. Kjo është bërë që me ia ndihmu atij dhe që të ia bëjnë më të lehtë i kanë bërë ato pyetje, për zirkon, metal, ura. Ndërsa në ambulancë punojmë vetëm proteza të thjeshta. Pasi qendra aty nuk është luks, por nevojë”, tha ai, duke shtuar se “herën e fundit ka pas parregullsi mjaft të mëdha. Ka pas konkurrentë që janë çuar nga testi pa plotësuar asgjë. Ky test është bërë enkas për atë person”.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga komuna e Gjilanit.

Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Doruntina Hasani tha për Telegrafin se pyetjet janë përpiluar nga Komisioni profesional dhe kompetent për fushën përkatëse.

E, siç tha ajo konkursi i fundit është anuluar për shkak se gjatë procesit ka pasur lëshime teknike dhe ankesa për disa kandidatë lidhur me mbarëvajtjen e procesit.

“Për të tjerat anulime, nuk kam informacione sepse këtë pozitë e ushtroj për pak më shumë se dy muaj”, sqaroi Hasani.

Tutje, ajo tha se procedura e rekrutimit nuk ka përfunduar.

“Për tre ditë radhazi, kandidatët kanë pasur mundësinë të kenë qasje në testin e tyre me shkrim. Gjithashtu, pas intervistës, secili kandidat ka mundësinë të paraqesë ankesë”, tha ndër të tjera Hasani për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori