LAJMI I FUNDIT:

Gazetarit Elton Qyno i sekuestruan telefonat e kontrolluan banesën, Safe Journalists reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

Gazetarit Elton Qyno i sekuestruan telefonat e kontrolluan banesën, Safe Journalists reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

Rrjeti Safe Journalists shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë më 20 shkurt 2024, në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë konfiskuar pajisjet në 13 dhjetor 2023, nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Gazetari Qyno kundërshtoi ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke pohuar se kjo cenon konfidencialitetin e burimeve gazetareske. Por Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e gazetarit Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme lënë në fuqi dhe nga Apeli për sekuestrimin e paisjeve te punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara ne banesë dhe në vendin e punës.

Siç u shpreh më parë nga Rrjeti Safe Journalists dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veprimet e ndërmarra ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij personale dhe profesionale, krijuan një precedent shqetësues për sa i përket konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe profesionistët e medias në Shqipëri.


“Ndërkohë që ne e kuptojmë domosdoshmërinë e respektimit ligjor në procedurat gjyqësore, është thelbësore që veprime të tilla të përputhen me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske. Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe shëndetin e përgjithshëm të një shoqërie demokratike” thuhet në deklaratën e tyre.

Dorian Matlija, avokati që përfaqëson z. Qyno, njoftoi synimin e tyre për të paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai argumentoi se, me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka shkelur vendimin e saj detyrues, i cili në mënyrë të qartë përshkruan procedurat dhe standardet që prokuroria duhet të ndjekë kur kërkon burime nga gazetarët profesionistë.

Rrjeti Safe Journalists pret zbardhjen e plotë të vendimit gjyqësor nga Gjykata e Lartë dhe kërkon që të ruhet konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë rast. Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve” thuhet në deklaratën e Safe Journalists. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori