Parkimi më nuk do të jetë problem në hapësira të vogla, njihuni me veturën e parë palosëse në botë – do të kushtojë 17.400 dollarë
Operimi në hapësira të vogla më nuk do të jetë problem, pasi këtë verë falë veturës palosëse kjo çështje do të zgjidhjet, kur do të mund të vozitet si veturë standarde dhe do të parkohet sikur një motoçikletë.
Në hapësirën e dedikuar për parkimin e një veture të zakonshme, CT-2 që është plotësisht elektrik, mund të ‘akomodojë’ katër sosh, transmeton Telegrafi.
CT-2 zvogëlohet kur i palosen gomat dhe pjesët anësore, por është interesant se madhësinë nuk e ndryshon kabina brenda të cilës qëndron shoferi dhe pasagjeri.
Vetura mund të arrijë shpejtësinë prej 80 kilometra në orë për pesë sekonda. Kjo veturë e prodhuar nga City Transformer me seli në Izrael, pritet të dalë në treg në korrik me një çmim prej 17.400 dollarë.
Ka një rreze veprimi deri në 178 kilometra, para se të ketë nevojë që të rimbushet bateria, duke ofruar një ambient më të pastër në qytetet që janë të mbushura me vetura me djegie të brendshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Servisi më i shtrenjtë se vetura, Rolls-Royce i prodhuar në vitin 2004 kushtoi 70 mijë dollarë – për riparim u shpenzuan 79 mijë
Çfarë gabimesh bëjmë kur ruajmë gomat?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251