LAJMI I FUNDIT:

Dikur kampion i Botës me Gjermaninë, tani falë biznesit fitimprurës po merr milionat

Dikur kampion i Botës me Gjermaninë, tani falë biznesit fitimprurës po merr milionat

Ish-futbollisti i Gjermanisë, Lukas Podolski (38), është i suksesshëm edhe jashtë fushës së futbollit.

Sipas asaj që raporton The Sun, Podolski është shndërruar në një “mbret të donerit”. Më shumë se 30 restorante, pronar i të cilave ai është, janë hapur në Gjermani, të cilat i kanë sjellë të ardhura prej miliona eurosh.


Gazeta angleze pretendon se Podolski ka arritur të rrisë pasurinë e tij neto me mbi 207 milionë euro dhe përveç kësaj, ka krijuar edhe markën e saj të akullores, Ice Cream United.

Megjithatë, ai filloi një biznes të mirëfilltë në vitin 2018 kur hapi restorantin e parë të donerit, të cilin e quajti “Mangal Doner” dhe që atëherë ka pasur një rritje masive, me Podolskin që e ka zgjeruar restorantin në të gjithë Gjermaninë.

“Nëse porositni nga McDonald’s, do të paguani njësoj si në restorantet e mia ose edhe më shumë. Megjithatë, ushqimi i tyre do të jetë i keq, i yni është i cilësisë së mirë”, ka thënë Podolski.

Futbollisti i cili shënoi 49 gola në 130 paraqitje për Gjermaninë aktualisht luan për Gornik, skuadër që lufton për mbijetesë në radhët e elitës polake të futbollit.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për klube të ndryshme si Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Galatasaray ndërsa me Gjermaninë është shpallur kampion bote në 2014./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori