LAJMI I FUNDIT:

I riu që u godit për vdekje në Prishtinë ishte nga Deçani, Ramosaj shprehet i tronditur

I riu që u godit për vdekje në Prishtinë ishte nga Deçani, Ramosaj shprehet i tronditur

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj njofton se këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në Prishtinë është qytetar i Komunës së Deçanit

26-vjeçari Shkumbin Habibaj, vdiq pasi u godit nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”.

Ramosaj thotë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit.


“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen”, ka shkruar Ramosaj.

Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Prishtinë - shoferja dërgohet në mbajtje prej 48 orësh
Lexo po ashtu Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Prishtinë - shoferja dërgohet në mbajtje prej 48 orësh

“Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, vijon ai njoftimin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ngasësja e automjetit që shkaktoi aksidentin me fatalitet, është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ju njoftojmë lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, njofton Prokuroria.

Ndryshe, Habibaj ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi është goditur nga një veturë e cila ishte duke lëvizur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori