Një gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka vizituar Shqipërinë, u shfaq i çuditur me shqiptarë që braktisin vendin dhe përfshihen në trafiqe në Britaninë e Madhe.
Gjyqtari Ian Lawrie, në Gjykatën e Gloucester Crown, i bëri komentet gjatë një dite të ngarkuar kur gjykoi tre raste të veçanta të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, të përfshirë në shpërndarje droge.
Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij: “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta, por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës dhe ushqimi ishte i mirë, kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj.”
Gjykatësi i tha të pandehurit se pasi të kryente gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohej në Shqipëri. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: “Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.”
Në të njëjtën ditë u paraqitën para gjyqtarit Lawrie edhe shqiptarët Emiljan Gjergji, 26 vjeç, Martin Ndreca, 24 vjeç. Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimi. Ai u burgos për një total prej 20 muajsh dhe u tha se do të dëbohej kur të kishte kryer gjysmën e dënimit. Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucestershire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023. Më pas u vendos në paraburgim për të pritur dënimin pasi të mbahet një gjyq për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tij me bandën e drogës për të cilën punonte./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj