LAJMI I FUNDIT:

Vrau babanë, Hysen Meta rrezikon burg të përjetshëm

Vrau babanë, Hysen Meta rrezikon burg të përjetshëm

3 fëmijët e viktimës Pëllumb Meta pritet të përballem me akuza të rënda në gjykatë.

Në dosjen e policisë që iu dërgua prokurorisë, 25-vjeçari Hysen Meta dyshohet për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu ndaj tij pritet të ngrihen dhe akuzat “Armëmbajtje pa leje dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Sipas policisë ai ka qëlluar babanë e tij me 4 plumba dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në burgim të përjetshëm sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal.


Dhe për Hygerta Metën, studenten 19-vjeçare, janë ngritur dy akuza: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Duke qenë se Kodi Penal nuk parashikon burgim të përjetshëm për gratë, Hygerta rrezikon dënimin nga 20 deri në 35 vite burg.

Si u zbulua se babain e vrau i biri dhe jo vajza e tij, flet oficeri i krimeve në Durrës
Lexo po ashtu Si u zbulua se babain e vrau i biri dhe jo vajza e tij, flet oficeri i krimeve në Durrës

Për vëllanë e vogël, 21-vjeçarin Amarildo Meta dyshohet se ka kryer veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”.

Ai rrezikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Për bashkëshorten e viktimës hetimet vazhdojnë në gjendje të lirë. Policia thotë se ajo dyshohet se ka kryer veprën “Veprime qe pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në Kodin Penal kjo vepër parashikon gjobë deri në 3 vite burg.

Të tre fëmijët e Pëllumb Metës Meta pritet të dalin të hënën në gjykatë ku do të caktohet masa e sigurimit. Prokuroria pritet të kërkojë për ta masën e “arrestit në burg”./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori