LAJMI I FUNDIT:

Një vështrim i hershëm i Renault 5 pak para debutimit të tij

Një vështrim i hershëm i Renault 5 pak para debutimit të tij

Renault ka zbuluar pamjet e modelit të ri Renault 5 i cili zyrtarisht prezantohet më 26 shkurt të këtij viti.

5 thuhet të jetë kryefjala e panairit të Gjenevës, dhe fotografitë e postuara në rrjete sociale na japin një vështrim të hershëm të modelit të tij.


Përmasat e 5 dhe rrotat e tij duken të jenë të ngjashme me rivalin Mini Cooper, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ka ndryshime delikate ku përfshihen dritat LED, dorezat e dyerve, ngjyrat e ndezura, kabina dixhitale moderne, dhe timoni me shumë funksione.

Marka ka konfirmuar se bateria 52 kWh e 5 do ta lejojë atë të përshkojë një distancë prej 399 kilometrash me vetëm një karikim.

“Renault 5 është vetura që të gjithë e dëshirojnë. Është një legjendë që frymëzoi të gjitha gjeneratat dhe të gjithë e presin me padurim”, tha CEO i Renault, Luca de Meo.

Falë dinamikës së tij, 5 po krahasohet me Megane E-Tech dhe do të përmbajë motorë që prodhojnë 134 kuaj fuqi.

Edhe pse ky model pretendohet të jetë një lider në segmentin e tij, Renault synon që çmimi i tij të jetë më i ulët se i konkurrentëve të tij. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
A është e rrezikshme të flasësh në telefon në një pikë karburanti?

A është e rrezikshme të flasësh në telefon në një pikë karburanti?

Auto
Veturat elektrike të VW

Veturat elektrike të VW "janë të shitura" në SHBA dhe BE, porositë e reja do të dorëzohen vetëm në vitin 2023

Auto
Kalo në kategori