LAJMI I FUNDIT:

Apartamenti i konfiskuar i ish-kryeprokurorit shqiptar kthehet në qendër për të rinjtë

Apartamenti i konfiskuar i ish-kryeprokurorit shqiptar kthehet në qendër për të rinjtë

Apartamenti i konfiskuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar për “fshehje të pasurisë” është kthyer në qendër për të rinjtë.

Bëhet fjalë për apartamentin në Durrës, që iu konfiskua së bashku me 4 sipërfaqe toke, në 22 mijë metra katrore.

Lajmin e bëri me dije, Ministri i Brendshëm Taulant Balla.


“Mesazhi që japim sot është që pronat e sekuestrua nga korrupsioni sot janë vënë në dispozicion të të rinjve, dhe jo vetëm të rinjve të Durrësit, të cilët ta zhvillojnë këtë Qendër sepse e shikoj që është një qendër multi-funksionale. Kështu që në këtë aspekt dua t’i urojë të rinjtë e Durrësit ta gëzojnë këtë shtëpizë të re”, e mbylli fjalën e tij Balla.

Llalla, i cili ishte arratisur nga vendi u ndalua në Itali më dhjetor të vitit 2021.

Ish kreu i Prokurorisë Shqiptare Adriatik Llalla duhet të vuajë dënimin me dy vite burg.

Vendimi, i formës së prerë u dha sot (22 shtator) nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për ish-kryeprokurorin duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Gjithashtu Llalla për 5 vjet përjashtohet nga funksionet publike, pasi e gjeti fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori