LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i pasur i Azisë po ndërton versionin personal të ChatGPT

Njeriu më i pasur i Azisë po ndërton versionin personal të ChatGPT

Konsorciumi pas Reliance Industries të Mukesh Ambani synon të nisë shërbimin e parë të stilit ChatGPT.

Ambani është njeriu më i pasur i Azisë dhe ky është një hap i madh në ambiciet e Indisë për t’u bërë një lojtar serioz në fushën e inteligjencës artificiale.

Grupi BharatGPT, i cili përfshin një krah të kompanisë më të vlefshme të Indisë dhe tetë universitete të lidhura, ofroi një paraqitje të shkurtër të modelit të gjuhës në një konferencë teknologjike në Mumbai.


Në një video të shfaqur para audiencës, një auto mekanik në Indinë jugore kërkoi ndihmë prej robotit të Inteligjencës Artificiale (AI) në gjuhën Tamile, një bankier foli me mjetin në gjuhën Hindi dhe një programues në Hyderabad e përdori atë për të shkruar kodin kompjuterik, raportoi bloomberg.

Nëse është i suksesshëm siç është planifikuar, modeli – i quajtur Hanuman sipas hyjnisë hindu – do të përfaqësojë përparimin e Indisë në garën me ritme të shpejta për të zhvilluar teknologjinë e inteligjencës artificiale.

BharatGPT parashikon që modeli të funksionojë në më shumë se 11 gjuhë lokale në katër fusha kryesore – këto përfshijnë kujdesin shëndetësor, menaxhimin, shërbimet financiare dhe arsimin.

Modeli u zhvillua në bashkëpunim me universitetet e Institutit Indian të Teknologjisë, duke përfshirë Bombein, me mbështetjen e operatorit wireless “Reliance Jio Infocomm” dhe qeverisë indiane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Dorëzohet Fossil - nuk do të prodhojë më orë inteligjente

Dorëzohet Fossil - nuk do të prodhojë më orë inteligjente

Teknologji
Kalo në kategori