LAJMI I FUNDIT:

Indrit Tuci vendimtar te Sparta Praga, shënon gol dhe asiston njëherë

Indrit Tuci vendimtar te Sparta Praga, shënon gol dhe asiston njëherë

Indrit Tuci ka qenë vendimtar për Sparta Pragës, që eliminoi me rezultat të përgjithshëm 6-4 Galatasarayn në raundin play off të Ligës së Evropës.

Sulmuesi shqiptar që kaloi në kampionatin çek në janar, i kanë mjaftuar pak minuta në fushë për të treguar potencialin e tij.


Tuci shënoi në minutën e 74-të për ta dërguar rezultatin në 2-1.

Pas disa minutash, shtatlarti shqiptar dha një asistim perfekt për Lukas Haraslin, që nuk gaboi duke shënuar golin e tretë për Sparta Pragën.

Në minutën e gjashtë shtesë në skenë doli edhe Qazim Laçi me asistimin për Jan Kuchtan që vulosi rezultatin 4-1.

Sparta Praga u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 6-4, duke zënë një vend në mesin e 16-të më të mirëve. /Telegrafi/