LAJMI I FUNDIT:

MINT jep detaje për aksionin në Prishtinë, Prizren e Gjakovë: Janë mbyllur tri subjekte ekonomike e janë konfiskuar mallra

MINT jep detaje për aksionin në Prishtinë, Prizren e Gjakovë: Janë mbyllur tri subjekte ekonomike e janë konfiskuar mallra

(E plotësuar) – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), po zhvillon këtë të enjte një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri regjione (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe falsifikimi.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.


“Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend)”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Kontrollohen 11 biznese në tri rajone të Kosovës, dyshohen për mallra të falsifikuara
Lexo po ashtu Kontrollohen 11 biznese në tri rajone të Kosovës, dyshohen për mallra të falsifikuara

Gjithashtu, nga 11 subjekte janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut tri subjekte ekonomike, pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare.

Ndërsa, në Regjionin e Gjakovës ende është duke u zhvilluar operacioni dhe deri në përfundim të kontrollit nuk kemi të dhëna të sakta për sasinë e mallit edhe pse nga informatat preliminare të zyrtarëve të terrenit është konstatuar se është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet se është i falsifikuar.

Operacioni i zbatuar nga organet kompetente ka rezultuar i suksesshëm me sekuestrim e mallrave në sasi prej 720 njësi që dyshohet se janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtat e markave tregtare të regjistruara në territorin e republikës së Kosovës. Sipas kategorisë mallrat e sekuestruara janë kryesisht tekstil, çanta dhe aksesor për femra të markave të njohura ndërkombëtare (Louis Vuitton, Gucci dhe Michael Cors, Pandora, Hugo Boss, Polo, Nike, Gant, Lacoste, North Face, Calvin Klein, Prada, Guess.

Mallrat e sekuestruara mbesin nën mbikëqyrje doganore deri në verifikimin e origjinalitetit nga bartësit e së drejtës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori