LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje rritet, qytetarët nuk u besojnë institucioneve

Dhuna në familje rritet, qytetarët nuk u besojnë institucioneve

Gjendja e rënduar ekonomike si dhe ndikimi i rrjeteve sociale gjithnjë po shkatërron familjet. Problemet sociale sa shkojnë e rëndohen tek shoqëria jonë dhe kjo pastaj degjeneron në dhunë familjare. Kështu thotë profesori universitar Bashkim Selmani, i cili gjatë periudhës së kaluar ka realizuar një hulumtim me studentët e fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës.

“Tek 62 për qind e meshkujve është konstatuar se çdo fjali e fillojnë dhe e mbarojnë me sharje dhe ofendime për nuk respektohet kodeksi etik, ndërsa tek gjinia femërore ata edhe kur janë fajtore kërkojnë falje vetëm e vetëm të anashkalohet një rrezik që ndodh brenda një familje”, thotë Bashkim Selmani, profesor universitar.

Ndërkaq, ende mbetet i vogël numri i denoncimeve të rasteve të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse qytetarët nuk u besojnë institucioneve se do të dënojnë dhunuesin.


“Fatkeqësisht mbi 63 për qind e të anketuarve nuk u besojnë institucioneve. Këtë e dëshmojmë edhe me të dhëna sepse nga 163 raste të dhunës në familje që janë denoncuar në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë shqiptim të dënimit për kryerësin e dhunës në familje dhe është shumë e dëmshme sepse ka raste kur edhe organet gjyqësore kanë vendosur në favor të dhunuesit”, deklaroi Selmani. Ndërkohë, sa i përket rrjeteve sociale, prindërit edhe pse u blejnë celularë fëmijëve rreth 20 për qind nuk i lejojnë t’i përdorin.

“Këtu edhe lindin zënkat, ndërsa zënkat mes çifteve lindin pasi që gjithmonë gjinia femërore pretendon për të kontrolluar celularin për mesazhet që i vijnë burrit. Pra, edhe raportet bashkëshortore edhe raportet prind-fëmijë është shumë i rrezikuar”, nënvizoi ai.

Në ndërkohë, ai ka përmendur edhe përdorimin e celularëve nëpër shkolla, ku ka theksuar se ka shumë raste kur nxënësit xhirojnë bashkëmoshatarët e tyre apo edhe profesorët dhe më pastaj vjen deri tek bullizimi.

“Këtu kemi gjetur mbi 24 raste, të cilët akoma nuk janë denoncuar mirëpo akoma janë në rrezik e sipër. Edhe pse janë denoncuar tek organet përkatëse, këta të fundit nuk marrin masa. Prandaj edhe sipas anketës sonë del se besueshmëria në institucione është shumë e vogël. Nga 138 anketues, ose 69 për qind nuk u besojnë institucioneve. Këtë ata e kanë dëshmuar se edhe kur i kanë denoncuar rastet e dhunës nuk është ndërmarrë asgjë”, sqaroi profesor Bashkim Selmani. Kjo është theksuar gjatë një seance të improvizuar me studentët e fakultetit juridik që u mbajt në Universitetin e Tetovës, ndërsa tema e kësaj seanca ishte pikërisht dhuna në familje.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori