LAJMI I FUNDIT:

Skandal nga mjekët në Angli: I thanë lojtarit se mund të rikthehej të luante, futbollisti vdiq në fushë

Skandal nga mjekët në Angli: I thanë lojtarit se mund të rikthehej të luante, futbollisti vdiq në fushë

Një futbollist u rrëzua dhe vdiq gjatë një ndeshjeje, derisa pritej të bëhej baba pas pak ditësh, raporton BBC.

Mitchell Joseph i ishte thënë se mund të luante futboll pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.


Por, mbrojtësi 33-vjeçar u rrëzua vetëm 30 minuta pas ndeshjes në Swansean, ndërsa mjekët u përpoqën me dëshpërim ta ringjallnin.

Mitchell Joseph u rrëzua teksa luante futboll

Në mënyrë tragjike, Mitchell nuk mundi të shpëtohej dhe vdiq dy orë më vonë në spital, ndërsa e fejuara e tij shtatzënë Laura Davies ishte e thyer.

Në një deklaratë emocionale, ajo tha: “Kam humbur njeriun e zemrës, kam humbur babanë e fëmijës tim që nuk arriti ta shihte të vinte në jetë”.

Gjykatës iu tha se Mitchell kishte një operacion për të rregulluar një valvul në zemrën e tij në maj 2017 pasi pësoi një aksident në punë.

Marangozi, i fotografuar me të fejuarën Laura Davies, nuk arriti kurrë të takonte fëmijën e tij të palindur

Mjekët i thanë atij se mund të “vazhdonte me jetën e tij” – duke përfshirë kthimin në sportin që donte.

Vetëm disa javë pas operacionit, Mitchell shkoi nga Swansea në Paris për një garë bamirësie me biçikletë dhe iu kthye të luante futboll.

Hetimet për vdekjen e tij janë duke vazhduar ndaj mjekëve që i dhanë lejen që të rikthehej në futboll. /Telegrafi/

Laura kishte nxituar të ishte në krah të Mitchell pas tmerrit

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori