LAJMI I FUNDIT:

Dikur luante rolin e Sulltaneshës Mahidevran në serialin më të shikuar turk – sa ka ndryshuar aktorja me origjinë shqiptare Nur Fettahoglu?

Dikur luante rolin e Sulltaneshës Mahidevran në serialin më të shikuar turk – sa ka ndryshuar aktorja me origjinë shqiptare Nur Fettahoglu?

Nur Fettahoglu është kujtuar nga shumë njerëz në Ballkan për rolin e Sulltaneshës Mahidevran në serialin “Sulejman i Madhërishëm”, dhe aktorja përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve nuk duket shumë ndryshe nga paraqitja në këtë serial.

“Një mbrëmje u ktheva e lodhur në shtëpi nga xhirimet e ‘Pasioneve të Orientit’ kur më zë telefoni. Edhe pse nuk më shkonte mendja të flisja, përgjigja dhe mora ofertën për të luajtur Mahidevranin”.

“U entuziazmova shumë dhe kalova tërë natën duke kërkuar në internet për të mësuar më shumë rreth gruas së parë të sulltanit, për të cilën deri atëherë nuk dija asgjë. Ditën tjetër grimierët në set patën vështirësi të më fshihnin rrathët nën sy”, ka thënë më parë, kur është pyetur për marrjen e rolit.


Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Nur Fettahoglu lindi më 1980 në Duisburg, dhe familja e saj rrjedh nga Shqipëria. Për rastësi, edhe sulltanesha që ajo portretizoi në serial – Sulltanesha Mahidevran, ka pasur origjinë shqiptare.

Ajo është shkolluar në Universitetin Haliç dhe ka diplomuar në dizajn të modës. Për një kohë ka punuar edhe si prezantuese e lajmeve financiare në kanalin Sky Turk.

Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Kjo aktore turko-gjermane 43-vjeçare ka luajtur shumë role në filma dhe seriale televizive, megjithatë, roli i sulltaneshës Mahidevran ka shënuar karrierën e saj duke marrë parasysh popullaritetin e serialit “Sulejman i Madhërishëm”.

Seriali filloi të transmetohej në vitin 2011 dhe sipas fotografive që ajo ndan çdo ditë men djekësit në Instagram, nuk ka ndryshuar shumë – të vetmet ndryshime janë në ngjyrën e flokëve. Për dallim nga nuancat e errëta kafe, Nur tani është bërë bionde.

Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Përveç rolit të Mahidevranit në “Sulejman i Madhërishëm”, ajo ka luajtur role të rëndësishme edhe në seritë: “Dashuri e Ndaluar”, “Filinta”, “Payitaht: Abdulhamid”, “Egër” dhe “Babilon”. /Telegrafi/

Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Foto: Nur Fettahoglu/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Egli do të qëndrojë deri në fund me 'king-in'", Gjesti debaton me Rozanën gjatë qëndrimit në 'shpellë'

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Kalo në kategori